E martë, 6 Tetor 2026 Film TV deri në 22:30 Në vijim ora 22:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Nis vettingu në polici, drejtuesit e lartë të parët në sitë

Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit (KJV) do të zhvillojë këtë javë seancat e para të procesit të vlerësimit kalimtar të punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme.

 

Reklamë

Sipas kalendarit, I pari që do të kalojë në sitën e vettingut është shef i Sektorit të Ankesave, SHÇBA, Oltion Shehu. Seanca dëgjimore do të zhvillohet ditën e martë në orën 12:00 tek ish-Pallati i Kongreseve, Salla B, Kati 0.

 

Reklamë

Trupa e Vlerësimit do të përbëhet nga Marjeta Gjelaj, Ela Kerka dhe Ana Kapaj.

 

Ndërkohë të premten do t’i nënshtrohet vettingut Zv.drejtor i Përgjithshëm, SHÇBA, Adriatik Ago. Seanca do të zhvillohet po në orën 12:00 ndërsa trupa e vlerësimit do të përbëhet nga Ana Kapaj, Elvira Daberdaku, Elida Liko.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë