E enjte, 5 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Nis vetingu te Krimet e Rënda

Procesi i vetingut ka nisur ne Gjykatën e Krimeve te Renda. Komisioni i pavarur i kualifikimit hodhi shortin për përzgjedhjen e dosjeve të gjyqtarëve, ndërsa mes tyre do të filtrohen fillimisht dosjet e gjyqtareve Nertina Kosova dhe Dritan Hallunaj.

 

Shorti u hedh pranë Gjykatës së Krimeve të Rënda në prani të komisionerëve të vettingut mëngjesin e kësaj të hëne. Pak ditë me pare, i njëjti proces nisi ne Gjykatën Kushtetuese, Gjykatën e Lartë dhe në Prokurorinë e Përgjithshme. Dy gjyqtarët e Krimeve të Rënda Kosova dhe Hallunaj janë edhe kandidatë për në Këshillin e Lartë Gjyqësor.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë