E diel, 4 Tetor 2026 Film TV deri në 05:35 Në vijim ora 05:35: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Sociale

Nis vaksinimi ndaj gripit/ Mjekët: Mund të merret në të njëjtën ditë me dozën e Covid

Nga e shtuna e 23 tetorit ka nisur aplikimi i vaksinës kundër gripit sezonal në të gjithë qendrat shëndetësore.

 

Reklamë

Mjekët thonë se kjo vaksinë mund të bëhet në të njëjtën ditë me një nga injeksionet anticovid, ndërsa theksojnë se përveç grupeve të rriskuara, duhet të vaksinohen dhe personeli shëndetësor, mësuesit apo uniformat blu.

 

Vetëm në qendrën shëndetësore nr.2 janë kryer 220 injeksione, ndërsa mjekja tregon se janë vetë pacientët që kërkojnë të vaksinohen si çdo vit.

 

Thuajse në të njëjtat ritme janë edhe qendrat e tjera shëndetësore, ndërsa bluzat e bardha apelojnë që edhe qytetarët e moshave të tjera që nuk e përfitojnë falas, mund ta blejnë në farmaci dhe mund të vaksinohen për t’u mbrojtur.

Më shumë video

Reklamë