Subscribe

Nga kjo e premte ka filluar aplikimi i vaksinës Sputnik 5 në stadiumin Air Albania. Ndërkohë të dielën do të fillojë vaksinimi masiv i popullatës. Me ardhjen e 192 mijë dozave të Sinovac fushata do të shtrihet në të gjithë vendin.

 

OGERTA MANASTIRLIU

MINISTRE E SHENDETESISE DHE MBROJTES SOCIALE

 “Nga dita e diel ne do të vijojmë vaksinimin masiv të grupmoshave +70 vjeç, duke organizuar gjithmonë punën me mjekët e familjes dhe qendrat shëndetësore kudo në vend. Ndërkohë që nga sot do të fillojë shpërndarja në të gjithë vendin.”

 

Përgjegjësit e programit të vaksinimit në institutin e shëndetit publik japin garanci për efikasitetin e injeksioneve.

 

Është një vaksinë e sigurt. Është një vaksinë që ka marrë autorizimin e përdorimit në vendin e vet, gjithashtu dhe në 22 vende të tjera. Janë me miliona doza të administruara dhe nuk ka pasur asnjë lloj efekti anësor. Është shumë e ngjashme me vaksinat e gripit. Pra si praktikë, si teknologji ndryshon nga AstraZeneca dhe Pfizer, por është e ngjashme me atë të gripit, që është një teknologji e mirënjohur tashmë.

 

Drejtuesja e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico thotë se të gjitha vaksinat ruhen në kushte optimale.

 

ALBANA FICO

DREJTORE E ISHP

 “Kemi vërejtur që nuk ka pasur asnjë problematikë në transportin e vaksinës deri në momentin e shkarkimit. Siç erdhën dje menjëherë u bë procedura. Kjo është një praktikë e jona e zakonshme, por në këtë rast kemi verifikuar çdo dozë që është në atë frigorifer. Ka ardhur në kushte optimale dhe kjo është shumë shumë e rëndësishme.”

Deri më tani janë kryer rreth 60 mijë vaksinime tek personeli shëndetësor dhe të moshuar.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *