Subscribe

Per t’u mbrojtur nga gripi i stinës, edhe personeli mjekësor i cili ka kontakt direkt me pacientet, po i nënshtrohet vaksinimit. Per kete infermiere te poliklinikës numër 1 ne Tirane është viti i trete qe kryen injeksionin kundër gripit. Sipas saj, vaksina ka ndikuar qe gripin ta kaloje me lehte.

 

Per t’i shpëtuar pasojave te renda te gripit te stinës, te sëmuret kronike, ata me diabet, azme apo me probleme kardiake kane kryer vaksinimin pranë qendrave te tyre shëndetësore.

 

Rreth 100 mije doza jane shpërndare ne qendrat shëndetësore te vendit per vaksinimin falas te personave me te rrezikuar, ku gati gjysma përdorur. Mjeket tregojnë se askush nuk është imun ndaj gripit dhe vaksina sipas tyre, është nje forme per ta kaluar sa me lehte infeksionin.

 

Nje vit me pare 16 te sëmure kronike, humben jetën ne vendin tone nga komplikacionet qe u shkaktoi gripi. Kete vit Ministria e Shendetesise dhe Instituti i Shëndetit Publik ka nisur me herët fushatën per vaksinimin e grupeve te riskut. Ndërsa epidemia gripale pritet ne muajt e ftohte te dimrit, janar e shkurt.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *