Ka nisur procesi i vaksinimit të bluzave të bardha kundër gripit sezonal. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu deklaroi se 368 mijë doza kanë mbërritur në shqipëri për të gjitha grupet e rrezikuara.
Përgjegjësja e inteligjencës epidemikë në ISHP, Eugena Tomini tha se disa nga kategoria e të sëmurëve kronikë, mosha e tretë, si dhë fëmijët 2-5 vjeç, do ta përfitojnë vaksinen falas.
Vaksina kundër gripit sezonal nuk bëhet me detyrim. Ajo është shpërndarë në spitalet universitare, maternitetet si dhe në spitalet rajonale në rang vendi në mënyrë që personeli shëndetësor të mund ta aplikojë sa më parë.





