Subscribe

Këtë të shtunë nisi vaksinimi kundër COVID-19 i operatorëve turistikë. Procesi nisi në Durrës dhe u ndoq nga afër nga kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

 

Shefi i qeverisë tha se mundësia për imunizim është për të gjithë operatorët turistikë, me vëmendje të përqendruar te strukturat hoteliere të bregdetit, për shkak të sezonit turistik.

 

“Sot është e rëndësishme të informohen edhe tjerët, qeveria është gati të vaksinojë të gjithë personelin e strukturave hoteliere, duke filluar nga strukturat hoteliere të bregdetit, që janë ata që do të kenë edhe masën më të madhe te turistëve që do të presin, të cilët me këtë vaksinim më shumë për operatorët turistikë, japin një garanci më shumë për turistët, si hotele që janë COVID free, të lira nga COVID-i. Pastaj do vijojë edhe me të tjerët, por të gjithë të aplikojnë tek Ministria e Turizmit dhe të futen në radhë për të marrë vaksinën.”

 

Ministrja Manastirliu u shpreh se janë 2.000 punonjës të operatorëve turistikë që fillojnë vaksinimin në këtë fazë të. Vaksinimi ka filluar jo vetëm në Durrës, shtoi ajo, por edhe në Vlorë e Lezhë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *