E mërkurë, 23 Shtator 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Nis vaksinimi i gjedhëve në Mat

Ka nisur këtë të hënë ne qarkun e Dibrës vaksinimi i gjedhëve kundër sëmundjes dermatoza nodulare. Aktualisht sasia e vaksinave të mbërritura në Mat, ku është dhe zona më e prekur shkon 278.  Për mjekun veteriner, Selman Kurti, kjo sasi është e pamjaftueshme,  pasi sëmundja po përhapet me shpejtësi sidomos në njësinë administrative Xibër, ku ka patur edhe ngordhje të lopëve. Kurti iu bën apel fermerëve që të bëjnë kujdes me gjedhët e tyre. Aktualisht në të gjithë qarkun Dibër, janë prekur rreth 300 krerë gjedhë, dhe mbi 15 kanë ngordhur. Ndërkaq, numri i gjedhëve në total që duhen vaksinuar shkon në rreth 40 mijë.

 

Më shumë video

Reklamë