Subscribe

Edhe kryeministri ishte i pranishëm në shkollën 4 Dëshmorët, për të ndjekur nga afër procesin e vaksinimit të mësuesve. Rama tha se së shpejti do të nisë vaksinimi i policinë dhe ushtrisë me ardhjen e dozave të tjera anti–Covid.

 

Ndërsa komentoi sigurinë e vaksinës AstraZeneca, kreu i qeverisë tha se dozat që kanë mbërritur në vendin tonë, kanë ardhur nga Suedia, e sipas tij nuk mund të jenë të pasigurta.

 

EDI RAMA

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

“Vaksina AstraZeneca është pezulluar është e vërtetë, por ju jeni në detyrimin e madh profesional dhe njerëzor që të mos bëheni përçues të të pavërteta dhe lajmeve të pa konfirmuara. Është e pamundur teorikisht se nëse do kishte të vërtetë shqetësuese të lejonte bota, lëvrimin e sasive. Sasia që morëm dje erdhi nga Suedia. Dhe nuk do të lejonte të vinin nëse do kishte diçka. Suedia nuk do ta lejonte të vinte nëse do kishte probleme. Ka shumë luftë tregtare mos e harroni.”

Ndërsa komentoi përballjen e Presidentit Ilir Meta me policinë bashkiake për të mbrojtur selinë e FRD-së, Edi Rama e cilësoi atë si një shfaqje të rëndë.

 “Jemi në kushtet e një shfaqjeje që është klinikisht e rëndë dhe që natyrisht kërkon solidaritet njerëzor me këdo qoftë, dhe jo më me dikë që është Presidenti i Republikës dhe që ka çrregullime dukshëm të rënda.”

 

Ndërkaq të rinjtë demokratë të njësisë 8 në kryeqytet e kanë pritur me protestë vizitën e Kryeministrit në shkollën “4 Dëshmorët”.

 

“Vaksinën për tërbimin nuk e kemi për fat të keq kështu që do të na duhet të bashkëjetojmë me këtë periudhë, me shfaqej tërbimi të kësaj natyre që natyrisht janë shprehje dëshpërimi. Ajo që ka rëndësi është që të mundim armikun e padukshëm, që është armiku i gjithë shqiptarëve, mundjen e kundërshtarëve të dukshëm e kemi më të lehtë.”

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *