Pas Anglisë dhe SHBA, një tjetër vend ka nisur testimet klinike në lidhje me vaksinën kundër Covid-19.

Bëhet fjalë për punën e nisur në Melburn dhe Brisbein të Australisë nga kompanië amerikanë Novavax.  131 vullnetare janë ofruar për testet e para që  do të kryhen mbi vaksinën “kandidate” të quajtur NVX-CoV2373.

Kjo vaksinë u formulua duke përdorur teknologji nanopartikulesh për të gjeneruar antigjene që rrjedhin nga proteina specifike e pikut të koronavirusit. Vaksinimi synon të forcojë reagimin imunitar dhe të stimulojë nivele të larta të antitrupave neutralizues.

Studiuesi kryesor i Q-Pharm, Paul Griffin, i tha Gazetës Australiane se shpresonte të merrte rezultate pozitive si nga provat e vaksinave Novavax ashtu edhe nga ajo e zhvilluar nga Universiteti i Queensland, gjithashtu i kryer nga Q-Pharm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *