E premte, 6 Nëntor 2026 Trazira në Parajsë deri në 05:45 Në vijim ora 05:45: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Nis testimi i ilaçit të përdorur kundër Ebolas: Hap i madh përpara

Në Britaninë e Madhe ka nisur testimi klinik i trajtimit me ilaçin antiviral remdesivir të pacientëve me Covid-19. Ministri i Shëndetësisë, Matt Hancock e konsideroi hapin më të madh përpara në trajtimin e koronavirusit që prej fillimit të krizës.

Ilaçi remdesivir, i prodhuar nga kompania farmaceutike amerikane Gilead, u miratua për trajtimin e pacientëve amerikanë me Covid-19 në fillim të këtij muaji pasi provat klinike nga Instituti Kombëtar i Amerikës për Alergjitë dhe Sëmundjet Infektive treguan rezultate pozitive.

Remdesivir është ilaç anti-viral, që është përdorur kundër Ebolas. Shpërthimi i pandemisë tashmë është zhvendosur në Amerikën Latine ndërsa në të gjithë botën janë infektuar mbi 1.7 milionë njerëz.

Vazhdo të lexosh

Reklamë