Subscribe

Policia e Kosovës ka nisur reduktimin e trupave të saj në objektet e komunave në veri të vendit.

 

Tërheqja e forcave të policisë ka nisur që para mesnatës së mbrëmshme, ndërsa bëhet me dije se lëvizje janë zhvilluar paralelisht në komunat e Leposaviç, Zveçan dhe Zubin Potok.

 

Lajmin e ka bërë të ditur për mediat zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.

 

Ky veprim vjen pas dakordimit të qeverisë së Kosovës me BE në një marrëveshje katër pikëshe, që synon uljen e tensioneve në veri të vendit dhe rikthimin në dialog për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

 

Përveç tërheqjes pjesërisht të forcave speciale nga veriu sipas marrëveshjes, qeveria e Kosovës do të organizojë zgjedhje të parakohshme në katër komunat me shumicë serbe në vjeshtë.

 

Gjatë javës së ardhshme pritet gjithashtu takimi mes dy kryenegociatorëve, Besnik Bislimi dhe Petar Petkovië, me ftesë të BE për finalizimin e planit të marrëveshjes.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *