Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu bëri të ditur se ka nisur trajtimi i pacientëve me terapinë e plazmës së gjakut kundër Covid-19.

 

Manastirliu tha se 16 pacientë po trajtohen më këtë terapi të re në të dy spitalet COVID.

 

Deri tani, tha Ministrja, janë 51 qytetare që dolën vullnetarë për të dhuruar plazmën e tyre pasi e kanë kaluar koronavirusin.

 

“Janë 51 qytetarë të cilët na janë bashkuar në nismën tonë ‘Bëhu hero për dikë që ka nevojë për ty’, si kryebashkiaku i Tiranes, të cilët, pasi e kanë kaluar COVID19 kanë dhuruar plazmën dhe nga ana tjetër janë 16 pacientë në Spitalin Infektiv dhe atë Shefqet Ndroqi, që kanë përfituar nga kjo terapi e re. Plazma është një armë më shumë në të gjithë terapitë që ne tashmë kemi siguruar për trajtimin e COVID19”, tha Manastirliu.

 

Manastirliu tha se kërkohet që më shumë dhurues t’I bashkohen kësaj nisme, për të vijuar zinxhirin e solidaritetit sa i përket dhurimit të plazmës.

 

Duke bërë thirrje që me hapjen e shkolla të tregohet kujdes i shtuar, Manastirliu ka bërë apel që për çdo dyshim, qytetarët të kontaktojnë mjekun e familjes nëpërmjet linjës së dedikuar të vendosur në dispozicion nga Ministria e Shëndetësisë: 0800 40 40.

 

Ministrja e Shëndetësisë deklaroi se aktualisht në të dy sptialet covid ka edhe 30% të kapacieteve të lira dhe me plotësimin e tyre do të hapen dy spitalet e tjerë të dedikuar COVID, të cilët janë gati infrastrukturë dhe burime njerëzore.

 

“Spitalet Covid 1 dhe 2 janë fuqizuar me aparatura të reja për t’ju përgjigjur edhe fluksit në rritje, por aktualisht kemi rreth 30% të kapaciteteve të lira vetëm në këto dy spitale. Ndërkohë që janë gati edhe dy spitale të tjera që ne i kemi përshtatur në rastet kur do ketë fluks në vjeshtë-dimër.  Sepse dëgjoj që thonë pse nuk i hapni spitalet, por spitalet nuk mund të hapen pacientë. Spitalet janë aty, me infrastrukturën e përshtatshme duke pasur edhe ekipet e mjekëve dhe infermierëve, që nëse do këtë fluks, do të jenë gati për të ofruar shërbimin.  Ndërkohë plani ynë parashikon një dyfishim të kapaciteteve sepse dhe spitalet rajonale, duke përcaktuar ato spitale që kanë potenciale më të mëdha, do të jenë gati të presin pacientë më Covid19 në rast se kapacitetet në katër spitale covid do të ezaurohen”, tha Manastirliu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *