E martë, 10 Nëntor 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Nis stërvitja “Defender 21”/ Mbërrin anija e SHBA në Durrës

Ashtu siç planifikuar, nisi këtë të hënë stërvitja më e madhe ushtarake në Ballkanin Perëndimor “Defender 21”.

 

Ambasadorja amerikane, Yuri Kim njoftoi në rrjetet sociale se në Portin e Durrësit ka mbërritur anija e parë e SHBA, me pajisje që do të përdoren për stërvitjen.

 

“Stërvitja më e madhe ushtarake në Ballkanin Perëndimor, fillon zyrtarisht sot. Me kënaqësi shoh anijen e marinës së Shteteve të Bashkuara Bob Hope të mbërrijë në Durrës. Bob Hope është një anije furnizimi që mban më shumë se 800 pjesë pajisjesh për t’u përdorur në stërvitje. 2 anije të tjera do të bashkohen”, tha ambasadorja Kim.

Vazhdo të lexosh

Reklamë