Subscribe

Vetëm pas datës 20 nëntor, trafiku ne Tirane, do te jete me i lehtësuar. Nga kjo e premte, Kompania e Shpërndarjes se Energjisë, ka nisur punën per spostimin e nënstacionit elektrik ne qendër te qytetit. Punimet do te zgjasin një muaj. Spostimi i nënstacionit ka lënë pezull zbatimin e projektit per Unazën e Vogël te Tiranës. Pas mbylljes edhe te sheshit “Skenderbej”, ky nënstacion u be pengesa kryesore, çka ka sjelle një trafik te renduar. Sipas te dhënave, nënstacioni do te qëndroje ne po te njëjtin vend, duke u spostuar vetëm pak metra me ne afërsi te hotel “Tiranës”. Për te menaxhuar situatën e furnizimit me energji elektrike, OSHEE thotë se ka marre masat qe te mos kete ndërprerje te energjisë, ndërsa është ngritur edhe nje grup me eksperte, te cilët jane ne gatishmëri për avaritë e mundshme, qe mund te krijohen. OSHEE thotë se nënstacioni, do te qëndroje aty per nje periudhe te pacaktuar kohe, deri ne gjetjen e nje vendi, për ta zhvendosur përfundimisht.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *