E shtunë, 10 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:10 Në vijim ora 13:10: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Sociale

Nis sot viti i ri Akademik, Shahini uron studentët: Do vazhdojmë me Paktin për Universitetin

Këtë të hënë të 14 tetorit nis viti i ri akademik për studimet bachelor.  Studentë nga i gjithë vendi i drejtohen sot auditorëve për nisjen e vitit të ri Akademik.

Ministrja e Arsimit Besa Shahini, përmes një videomesazhi të publikuar në rrjetin e saj në facebook, u ka uruar suksese të gjithë studentëve që nisin sot vitin e ri akademik.

Reklamë

 

Ajo tha se do vazhdohet me përmbushjen e premtimeve për studentët në kuadër të Paktit për Universitetin.

Reklamë

 

“Të dashur studentë sot fillon viti i ri akademik dhe ne kemi kaluar të gjithë muajt e verës për të realizuar Paktin për Universitetin. Do vazhdojmë me përgjysmimin e tarifave për të gjithë studentët e ciklit të parë dhe të integrua. Do vijojmë me dhënien e bursave për studentët ekselentë dhe kategoritë në nevojë. Kemi investuar në konviktet në të gjithë Shqipërinë. Mos harroni ta përdorni bibliotekën dixhitale për të realizuar studimet tuaja”.

 

https://www.facebook.com/shahinibesa/videos/522609595182818/

Më shumë video

Reklamë