E premte, 6 Nëntor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Nis sot “Tu si que vales”

Skena e madhe e “Tu si Que Vales” ka pritur që në orët e para të mëngjesit konkurrentët e rinj, ata që besuan në talentin e tyre. Gjithçka është gati për spektaklin që çdo të enjte mbrëma do të përcjellë përmes ekranit të Vizion Plus magjinë e këngës, akrobacisë, pikturës, animimit, iluzionit apo edhe folklorit shqiptar. E ndërsa konkurrentët dhe të afërmit e tyre janë pushtuar nga ethet e një konkurrimi të dytë që nis për ta sot, në një skenë më të madhe se ajo nga ku u përzgjodhën, për jurinë, orët e fundit para spektaklit janë më të çlira. Për “Tu si Que Vales” nuk ka munguar as interesi i mediave të shkruara, që pa pritur mbrëmjen e parë të këtij edicioni të dytë kanë zbuluar disa surpriza. Por Vizion Plus premton shumë më shumë këtë mbrëmje dhe ashtu siç thotë Vikena Kamenica: Ju pret një spektakël plot ngjyra.

 

Më shumë video

Reklamë