E premte, 13 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit deri në 05:45 Në vijim ora 05:45: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Ekonomi

Nis sot shpërndarja e bonusit të fundvitit për pensionistët, ku do të bëhet tërheqja e parave

Nga sot nisi të shpërndahet bonusi i fundvitit për mbi 700 mijë pensionistë në gjithë vendin.

Lajmin e konfirmoi ministri i Ekonomisë Blendi Gonxhe  në rrjetet sociale.

Çdo pensionist do të mund ta tërheqë bonusin paralelisht në ditën kur do të marrë pensionin.

Paratë merren në sportelet e Postës Shqiptare, por edhe në sportelet e bankave të nivelit të dytë.

Reklamë

Bonusi është i ndarë në dy fasha, 15 mijë lekë për të gjithë pensionet deri në masën 20 mijë lekë.

Ndërsa fasha e dytë është 10 mijë lekë për pensionet që janë mbi 20 mijë lekë në muaj.

Për të gjithë pensionistët që nuk mund ta tërheqin brenda muajit dhjetor bonusin,  kanë mundësi ta marrin  deri në qershor të vitit të ardhshëm./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë