Kampionati italian nis sot rrugëtimin për sezonin e ri 2022-2023.

 

Shqiptarët për të dytin sezon radhazi do të kenë mundësi të shijojnë emocionet e kampionatit të tyre më të dashur përmes platformës Tring e cila i mbulon të gjitha takimet javë pas jave, ndërsa të shtunave  dhe të dielave emocionet e prag ndeshjeve dhe post sfidat shoqërohen me analiza të detajuara në studio me të ftuar të shumtë.

 

Shqiptarët në pjesën ë tyre dërrmuese janë tifoze të ekipeve të njohura italiane si Milan, Juventus, Inter e deri tek Roma, Lazio dhe Fiorentina.

 

Mirëpo vec lidhjes së ngushtë të shqiptarëve me futbollin Italian, një arsye më shumë për të qënë gjatë gjithë sezonit të lidhur me Serine A dhe platformen Tring është edhe prania e konsiderueshme e lojtarëve shqiptarë në sallonin e më të mirëve të futbollit në këtë vend. Berat Gjimshti, Elseid Hysaj, Nedim Bajrami, Etrit Berisha e deri tek ylli në rritje kristjan Asllani ( i sapo transferuar tek Inter) janë një pjesë e kolonisë së shqiptarëve që shtojnë vëmendjen për Serinë A.

 

Spektakli nis pasditen e kësaj të shtune në oprën 18 e 30 me duelin Milan-Udinese. Kuqezinjte janë kampionet në fuqi të Italisë dhe mbeten për këtë fakt skuadra për tu mundur.

 

Ky edicion, të paktën në leter pritet të jetë shumë më I fortë pasi Juventus është përforcuar ndjeshëm sidomod në yllin e mesfushës Pol Pogba dhe veteranin Di Maria, e thuajse në të njëjtën linjë është edhe Inter pas rikthimit të Lukakut.

 

Roma me përforcimet e mëdha, Dybala mbi të tjeret,  është vetëofruar si kandidate për titullin ose të paktën për zonën champions, e më pas vijnë Atalanta, Lazio dhe Fiorentina.

 

Më garën për titull, më të fortë se kurrë në vitet e fundit, me të njëjtën vëmendje për luftën e skuadrave që shkojnë në Europë dhe të atyre që duan të shmangin rënien nga kategorie, Serie A është gati të ndeze prozhektoret.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *