Nis nga kujdesi për nënën dhe fëmijën zbatimi i sistemit të patronazhimit të spitaleve rajonale dhe bashkiake nga ato universitare të Tiranës.

 

Prej dy ditësh, mjekët e maternitetit “Koço Gliozheni” po ofrojnë shërbime mjekësore në spitalin e Burrelit, me sistem rotacioni 2 mjekë në javë, me shërbim 24 orë, për të plotësuar nevojat me mjekë gjinekologë në këtë spital.

 

Mungesa e mjekëve specialistë gjinekologë i detyronte gratë matjane të drejtoheshin drejt Lezhës apo Tiranës, për këtë shërbim.

 

Sistemi i patronazhimit, i lançuar nga ministria e shendetesise, do të shtrihet në të gjitha spitalet ku ka mungesa të mjekëve specialistë, deri në plotësimin e nevojave me mjekët e rinj që përfundojnë studimet vitin e ardhshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *