Subscribe

Pas ceremonisë së qershorit në Selanik, ku u zyrtarizua projekti më i madh që do të mundësojë furnizimin e Europës me gaz, ka filluar shtrimin e tubacioneve edhe në Shqipëri. Në Fier kryeministri Rama, tha se ky projekt nuk do t’i shërbejë Shqipërisë vetëm në rëndësinë politike jashtë kufijve por do t’i sjellë ekonomisë së vendit afro 160 milion euro fitime në vit. Që prej nisjes së punimeve dhe deri tani, Shqipëria ka punësuar 1700 punonjës ndërsa pritet që kjo shifër të rritet ndjeshëm gjatë viteve të ardhshme. Por si kryeministri, edhe ministri i Energjetikës Damian Gjiknuri, u shprehen qartë përpara menaxherëve të lartë të projektit se Shqipëria nuk kërkon të jetë vetëm një vend ku kalon gazi drejt Europës. Ka disa muaj që Shqipëria ka filluar negociatat me përfaqësuesit e gazsjellësit TAP, për të përfituar nga programi social që ka projekti njësoj si shtetet e tjera Greqia dhe Italia.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *