Subscribe

Këtë të premte ka nisur shpërndarja e librave falas në të gjithë vendin për arsimin parauniversitar e në total përfitojnë rreth 242 mijë nxënës.

 

Procesi do të vijojë edhe javën e ardhshme, ndërsa prindërit do të lajmërohen sipas një grafiku të përcaktuar nga mësuesit kujdestarë.

Nga shkolla 9-vjeçare “Osman Myderizi” në Tiranë, ministrja e arsimit dhe sportit Evis Kushi bëri edhe njëherë të ditur se nxënësit nga klasa e parë deri në të tretë do të marrin librat falas, me një përdorim.

 

EVIS KUSHI

MINISTRE E ARSIMIT DHE SPORTIT

“Nga klasa e parë deri në klasë të tretë tekstet janë falas, pa detyrimin për tu kthyer sërish, ndërsa ju jeni më të rritur dhe mund ti mirëmbani ato. Qëllimi i kësaj politike nuk është vetëm kursimi i parave por edhe edukimi për tu kujdesur për librat. Ndërkohë që në çdo shkollë ka komisione që bëjnë vlerësimin nëse librat janë të përdorshëm apo jo.”

 

Sakaq, prindërit kërkojnë që librat falas me një përdorim të sigurohen edhe për klasën e katërt dhe të pestë pasi përdorimi i shpeshtë dhe mosha e vogël e nxënësve e bën më të vështirë mirëmbajtjen.

 

Ndërkohë, edhe 16 kategori të veçanta në arsimin e mesëm gjithashtu përfitojnë librat falas.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *