E premte, 2 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 02:00 Në vijim ora 02:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Nis seanca plenare e Kuvendit të ri, Luljeta Bozo mban fjalimin e parë

Nis seanca plenare e Parlamentit të ri të dalë nga zgjedhjet e 25 prillit. Me nisjen e legjislaturës së dhjetë, rikthehet në Parlament pas 2 vitesh mungesë edhe Partia Demokratike në opozitë.

 

Reklamë

Në fillim të seancës, në sallën e Kuvendit u vendos himni kombëtar. Më pas, siç e përcakton edhe rregullorja e Kuvendit, drejtues i seancës së parë plenare u bë deputetja më e vjetër në moshë, Luljeta Bozo, nga radhët e PS-së.

 

Bozo përshëndeti 140 deputetët e rinj të Parlamentit, duke iu uruar një punë të mbarë dhe bashkëpunuese për ta çuar Shqipërinë sa më lartë.

 

Kjo do të jetë seanca e parë, pas të cilës do të thërritet një e dytë, në të cilën do të votohet kryetari i ri i Kuvendit. Seanca e dytë do të nisë në orën 17:00.

Vazhdo të lexosh

Reklamë