Subscribe

Krerët e shteteve dhe të qeverive të 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor janë mbledhur në Takimin e Nivelit të Lartë të Triestes. Qëllimi i samitit është përshpejtimi i Integrimit Europian të vendeve të rajonit si dhe nxitja e bashkëpunimit mes tyre për zhvillimin ekonomik.

 

Liderët e BE Merkel Makron dhe Gentilioni kane vlerësuar progresin e Shqipërisë. Kancelaria gjermane tha se Shqipëria ka hedhur hapa te rendesishem nen udhëheqjen e Edi Rames.

 

Ne samit janë të pranishëm edhe komisionerja për politikën e Jashtme Federica Mogherini, ai për Zgjerimin Johannes Hahn, Komisionerja për Transportin Violeta Bulc, si dhe krerë shtetesh dhe ministra të Jashtëm të Gjermanisë, Austrisë, Francës, Kroacisë, Italisë dhe Sllovenisë.

 

Para nisjes së Samitit, ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, tha se do te konkretizohet Traktati i Transportit dhe ai i Zonës Rajonale Ekonomike.

 

“Është një përpjekje për të stimuluar bashkëpunimin në fushën tregtare dhe ekonomike mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe për të përballuar sëbashku sfidat që vijnë nga procesi i anëtarësimit në BE. Të dy këto nisma duhen konsideruar si nisma ndihmuese të rrugës sonë drejt anëtarësimit në BE”.

 

Gjatë Takimit, Komisioni Evropian prezantoi fonde të reja të konsiderueshme si pjesë e “paketës vjetore të ndërlidhjes”. Bëhet fjalë për një fond prej 48 milion eurosh të cilat do të shkojnë në mbështetje të sipërmarrjeve, start-up dhe infrastrukturës. Në përfundim të Takimit të Triestes pritet dhe firmosja e Traktatit të Komunitetit të Transportit, i cili do të ndihmojë në integrimin e rrjeteve të transportit në rajon.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *