Subscribe

Sot në Londër nis punën Samiti i vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe dhjetë vendeve të BE me ndikim më të madh në këtë rajon. Takimi zhvillohet në kuadër të “Procesit të Berlinit”, një nismë e vitit 2014 e kancelares gjermane Angela Merkel.

 

Kryeministrat dhe Ministrat e Jashtëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor do të marrin pjesë në seancën plenare që do të diskutojë marrëdhëniet bilaterale.

 

Ndërsa pasdite kryeministri Edi Rama do të takohet me kryeministrin grek Aleksis Cipras.

 

Në përfundim të seancës do të organizohet edhe një  pritje për liderët e vendeve pjesëmarrëse me pjesëmarrjen e princit Charles.

 

Ne samit marrin pjese edhe vendet më të rëndësishme të unionit, si Franca, Gjermania, Britania e Madhe, Italia e Austria, e po ashtu dhe Sllovenia, Kroacia, Bullgaria dhe Polonia.

 

Greqia është ftuar për herë të parë dhe në këtë kontekst bëhet një anëtar i plotë i procesit të Berlinit duke vijuar të ruajë rolin e saj si një shtyllë e stabilitetit për rajonin.

 

Seksioni politik i Samitit përfshin diskutime për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve dypalëshe në Ballkanin Perëndimor si dhe forcimin  e demokracisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *