E martë, 10 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Nis rruga e Thethit ku do bëhen 3 tunel, do transformohet qëndra e fshatit

Thethi, nje nga destinacionet me te vizituara vitet e fundit nga turistë vendas por edhe të huaj, së shpejti  do të transformohet falë projektit të rilindjes.

 

Lajmin e bëri e dha vete kryeministri Rama në një postim në rrjetin social facebook.

 

Reklamë

Rikonstruksioni  i rrugës Qafë Thore-Theth  me gjatësi 16 kilometrash  do të lehtësojë  lëvizjen me qarkun  Shkodrës, sidomos në periudhën e dimrit.

 

Në këtë segment rrugor do të ndërtohen 3 tunele dhe mure mbrojtëse për shkak të terrenit të thyer malor.

 

Fale këtij projekti do të rikonstruktohet edhe qendra e fshatit ndersa punimet do të startojnë javën e ardhshme.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë