E shtunë, 14 Nëntor 2026 Film TV deri në 05:50 Në vijim ora 05:50: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kosova

Nis rivotimi për kreun komunal në Istog

Mëngjesin e sotëm,qytetarët e komunës së Istogut në Kosovë, kanë nisur procesin e rivotimit për kryetarin e kësaj komune.

 

Sipas KQZ procesi i rivotimit ka nisur i qetë dhe pa probleme në 23 qendrat e votimit.

 

Reklamë

Gara zgjedhore për kryetar të Istogut po zhvillohet mes kandidatit të LDK-së Haki Rugova, dhe atij të AAK-së, Gani Dreshaj.

 

Rivotimi në këtë komunë po zhvillohet pas vendimit të gjykatës supreme, pasi kandidati i LDK-së, Haki Rugova, kërkoi anulimin e votave me kusht, të cilat shënuar humbjen e tij në raundin e dytë të zgjedhjeve për krerët komunalë në Kosovë, më 19 nëntor.

Vazhdo të lexosh

Reklamë