Subscribe

Pas 9 muajsh nga tërmeti shkatërrimtar, në Durrës ka nisur puna për riparimin e dëmeve në banesa.

Nga granti për rikonstruksionin përfitojnë rreth 10 mijë familje që pritet të riparojnë shtëpitë e tyre.

Deri  tani më shumë se 50% e familjeve kanë përfituar fondet përkatëse. Kryetarja në detyrë e bashkisë Durrës vizitoi disa prej objekteve .

Paralelisht me riparim e dëmeve në banesa, bashkia thotë se ka nisur puna edhe për rregullimet në ambientet e përbashkëta të pallateve.

Ndërkohë, lidhur me pallatet që janë prishur dhe ato që do të prishen, është marrë deri tani vendimi për ndërtimin e 32 objekteve të reja në të njëjtin vend, ndërsa puna vijon edhe për godinat e tjera. Parashikohet që në muajin tetor të fillojë puna për rindërtimin e 3 pallateve të para.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *