Nis rinumëri i votave në Tiranë, procesi për qarkun më të madh të vendit pritet të zgjasë dhjetë ditë
Prej mëngjesit të sotëm ka nisur rinumërimi i votave për të gjithë qarkun e Tiranës, si për subjektet politike ashtu edhe për kanidatët në garë.
Rinumërimi i 1282 kutive të votimit, përjashtuar diasporën, Vorën dhe njësinë nr.10 në kryeqytet për shkak të votmit dhe numërimit elektronik po zhvillohet në 24 grupe numërimi te pallati i sportit “Fahrie Hoti” në kryeqytet.
Ky proces për Tiranën pritet të zgjasë rreth 10 ditë ndërsa më pas do të vijohet me rinumërimin e të gjithë qarkut të Fierit me 587 kuti, dhe në fund me 360 kutitë e qarkut Durrës, 85 prej të cilave janë të diasporës.
Vendimi për të kthyer në analizë 4 qarqe u mor nga dy anëtarë të Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve pas pretendimeve të PD për parregullsi të proçesit zgjedhor të 11 majit.
Një ditë më parë u rinumëruan kutitë në Gramsh dhe Peqin, por në fund rezultati tregoi një numër fare të vogël votash që kishin probleme me vulat.
/vizionplus.tv




