Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë një video në facebook ku tregohen punimet për ndërtimin nga e para të një banese në fshatin Picall të Njësisë Administrative Petrelë. Kjo banesë është dëmtuar nga tërmeti I 21 shtatorit.

 

Drejtori i Emergjencave Civile në Bashkinë Tiranë, Erindi Bejko, shpjegoi punën që po bëhet për rindërtimin e banesës dy katëshe të familjes së Ilir Stafës.

 

“Shtëpia qe po shohim ka filluar rindërtimin jo me larg se dje. Po te ishim dje këtu do shihnim një gjë te goditur nga tërmeti, një objekt te amortizuar i cili kishte marre një goditje nga pikëpamja konstruktive dhe ishte një shtëpi e cila nuk mund te rikonstruktohej dhe donte patjetër rindërtim, kështu qe me ekipin e njësisë administrative, me ekipin e inxhiniereve te bashkisë vlerësuam qe shtëpia duhej te rindërtohej nga e para”, tha Bejko.

 

“Ne fshatin Picall ku jemi aktualisht janë 8 familje te prekura, nder to ka nisur ndërtimi edhe tek një familje tjetër, gjithsej janë 48 banesa te dëmtuara nga tërmeti. Për këto ka filluar diku projekti, diku rindërtimi i banesave”, shtoi Administratori i Njësisë Petrelë, Sokol Kupi.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *