Një tjetër lagje në kryeqytet do të ketë shumë shpejt një infrastrukturë më të mirë rrugore. Bashkia e Tiranës ka nisur zbatimin e projektit për rikonstruksionin e bllokut të banimit dhe asfaltimin e rrugës “Shefqet Kuka”, si dhe rrugëve lidhëse në Njësinë 4.

“Më vjen shumë mirë sot që kthehemi për të mbajtur një premtim që dhamë në fushatë. Nuk besoj se në këtë një vit e gjysmë pune, por edhe gjatë fushatës, të kemi pasur më shumë ankesa dhe kërkesa për ndërhyrje se sa për këtë rrugë që njihet si rruga e Fizikës Bërthamore, ose Rr. “Shefqet Kuka”. Jam këtu për ta mbajtur atë premtim dhe për t’iu përgjigjur kërkesës së qytetarëve: urbanizimin e lagjes. Kjo është një lagje kryesisht e re, me banorët të ardhur pas viteve ‘90. Në hartat e vjetra të Tiranës ka qenë një zonë totalisht rurale, por realiteti ka ndryshuar; ka ardhur koha që t’i përgjigjemi realitetit që shohim në terren, jo realitetit që ka ngelur nëpër hartat dhe planet e viteve ‘80-‘90”.

Punimet ne rrugën “Shefqet Kuka” parashikojnë ndërhyrje në te gjitha nënshtresat dhe asfaltim të rrugës, ndërtim bordurash dhe trotuaresh. Gjithashtu, punimet do të përfshijnë rrjetin e kanalizimeve të ujërave të bardha dhe të zeza, ndriçimin rrugor, sinjalistikën  dhe shtrirjen e linjave rezervë elektro-telefonike.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *