E enjte, 12 Nëntor 2026 Film TV deri në 00:35 Në vijim ora 00:35: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sociale

Nis rikonstruksioni i aksit Pogradec -Tushemisht

Nis rikonstruksioni i aksit Pogradec Tushemisht, një investim i qeverisë shqiptare dhe Bankës Botërore përmes Fondit shqiptar të Zhvillimit me vlerë rreth 3 milionë euro.

 

Investimi në aksin prej rreth 3 km parashikon rehabilitimin e të gjitha rrjeteve të infrastrukturës, mureve mbajtëse dhe veprave të artit, si dhe përmirësimin e shtresave të asfaltit.

 

Reklamë

Nënkryetari i Bashkisë së Pogradecit Paskalino Ziko e quan mjaft të rëndësishëm këtë projekt të saponisur për zhvillimin e mëtejshëm të turizmit por edhe lidhjen e Pogradecit e Tushemishtit me anë të një infrastrukture bashkëkohore, ku përveç lëvizjes së automjeteve do të mundësohet edhe lëvizja e biçikletave në një korsi të dedikuar, por edhe trotuarë në të dy anët e rrugës për këmbësorët.

 

Në këtë fazë do të punohet vetëm në trupin e rrugës dhe nuk do të preken pronat privat përgjatë segmentit në fjalë. Procesi i shpronësimeve do të vijojë paralelisht. Me të përfunduar ky proces, projekti do të vazhdojë me fazën e dytë që parashikon përmirësimin rrugës me elementë shtesë si korsi për biçikleta, shtigje për këmbësorë, ndriçim dhe gjelbërim, ndërkohë që do të kryhet paraprakisht edhe dëmshpërblimi i pronarëve për pronat që do të preken nga projekti.

 

Pritet që i gjithë investimi të ketë përfunduar vitin e ardhshëm dhe aksi prej 3 km të jetë funksional me nisjen e sezonit të ardhshëm turistik

Vazhdo të lexosh

Reklamë