Në kishën e Shën Nikollës në fshatin Vodicë të Kolonjës kanë filluar ndërhyrjet restauruese.

Një gjë e tillë bëhet me dije nga Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kombëtare që bëm të ditur se po realizohet një nga ndërhyrjet më të vështira kryer nga ekipi i kesaj drejtorie në Kishën e Shën Nikollës në Vodicë të Kolonjës.

Kisha e Shën Kollit në Vodicë, është rishpallur monument kulture në vitin 2015 dhe ka pasur problematika të shumta, deri në degradim të këmbanarisë e cila rrezikonte dhe shëmbjen.

Faktor kryesor i problematikave janë, tërmetet të cilat kanë shkaktuar inklinim dhe çarje në muraturë, si pasojë e lagështisë ka pasur dëmtime të materialit lidhës.

Projekti ka filluar fazën e parë të ndërhyrjes, atë të puntelimit e cila do të bëjë të mundur evitimin e inklinimit  të mëtejshëm të këmbanarisë si dhe do të shërbejë për fazën e dytë të ndërhyrjes në kollona.

Me mbështetjem e madhe të komunitetit lokal ndërhyrja është duke përfunduar.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *