E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Trazira në Parajsë deri në 05:45 Në vijim ora 05:45: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Nis rehabilitimi i segmentit Shkozet-Durrës, ja devijimet

Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia e Shtetit njoftojnë se këtë të hënë rinis faza tjetër e punimeve për segmentit Shkozet-Durrës.

 

Sipas njoftimit të tyre rezulton se, bllokimi/devijimi i trafikut do të fillojë në orën 06:00 deri në 22:00 të ditës se henë datë 25/06/2018. Trafiku në drejtim Tiranë-Durrës, do devijohet në mbikalimin e Shkozetit në drejtim të rrugës së unazës së Shkozetit  dhe të ndjekin Shkozet – Durrës ( zona kenetës).

 

Dy institucioneve përkatëse kërkojnë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e drejtuesve të mjeteve për respektimin në mënyrë rigoroze sinjalistikën provizore të vendosur dhe udhezimet e policisë rrugore në terren.

Vazhdo të lexosh

Reklamë