Kabineti qeveritar i Rishi Sunak nisi menjëherë nga puna me mbledhjen e parë të zhvilluar në Dowing Street.

 

Kryeministri i besoi drejtimin e financave Jeremy Hunt në një lëvizje që synon të qetësojë tregjet.

 

Dominic Raab rikthehet si zëvendëskryeministër, ndërsa Suella Braverman u riemërua ministre e Brendshme, më pak se një javë pasi ajo dha dorëheqjen nga kjo detyrë.

 

Në qeveri do të jetë edhe Penny Mordaunt që tentoi të rivalizonte Sunak për vendin e kryeministrit. Pjesë e qeverisë do të jetë edhe Michael Gove, një figurë me ndikim në politikën britanike për më shumë se një dekadë.

 

Pritshmëritë për të janë të larta, pasi Sunak konsiderohet si një prej financierëve më të mirë në vend.

 

Ai ka studiuar në universitetet më në zë vendase dhe të huaja dhe besohet se do të mbajë premtimin për zgjidhjen e situatës ekonomike, të vështirësuar së fundmi për shkak të inflacionit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *