Subscribe

Kishte përfunduar ndërtimin prej 10 vitesh po nuk ishte vënë në punë. Ky është nënstacioni elektrik në Bushat të Shkodrës, i cili tashmë ka nisur të funksionojë, pasi investimit të kryer nga OSHEE. Kjo do të thotë se rreth 2 mijë abonentë do të kenë një furnizim më të mirë me energji.

 

 “Është një nënstacion i cili ka përfunduar së ndërtuari para 10 vjetësh, por nuk ishte vënë në shfrytëzim. Nuk ishin bërë lidhjet me fiderat, nuk ishte investuar në fidera në rrjet, dhe banorët e zonës vazhdonin të furnizoheshin me rrjetin 6 kilovot edhe pse kishin një nënstacion të ri që mbahej i lënë në harresë prej kaq vitesh. Kompania përfundoi fazën e parë të një investimi prej 700 milionë lekësh të reja me të ardhurat e veta, ku u investua në  fidera. Kanë përfituar rreth 2 mijë abonentë, dhe është investuar në rreth 40 kilometra kabull të tensionit të mesëm, 72 km kabull të tensionit të ulët ABC dhe janë ndërtuar e rinovuar mbi 40 kabina të reja”

 

Ndërkohë OSHEE ka planifikuar të investojë 1.2 miliard lekë të tjera me qëllim përmirësimin e rrjetit në këtë zonë. Ministri Damian Gjiknuri nga Shkodra apeloi për më shumë punë për uljen e humbjeve në këtë qark, i cili rezulton të jetë problematik

 

  “Fenomenet e vjedhjes janë luftuar kudo. Këtu në Shkodër ka akoma shumë vend për përmirësim, megjithatë investimet masive që po ndodhin kanë bërë që humbjet të reduktohen në nivelet më të ulëta historike që ka parë ndonjëherë Shqipëria dhe për këtë jemi dëshmitarë. Ky proces nuk mbaron me kaq, kompania po shkon në një proces riorganizimi. Së fundi po aplikohet edhe një skemë e re e shpërndarjes së menaxhimit në terren, që do të jetë me përgjegjësi me bazë fideri.”

 

Per shkak te thatësirës se tejzgjatur ka bere qe te shkurtohen shpenzimet për investimet, ndaj dhe ky vit do te jete i vështire per financat e kompanisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *