Subscribe

Ka nisur punën komisioni i pare per ngritjen e organeve te vetingut i cili ka per detyre vlerësimin e 193 kandidateve qe kane aplikuar per te qene pjese e organeve te rivlerësimit te prokuroreve e gjyqtareve.

 

Ne emer te opozites deputeti Oerd Bylykbashi vlerësoi rëndësinë qe ka transparenca ne procesin e verifikimit te kandidateve

 

Ky komision  do te shqyrtoje te gjitha dosjet e aplikanteve, do ti thërrasë ne seance dëgjimore e vetem me pas do te marre vendim.

 

Sipas ligjit komisioni ka 10 dite kohe per te nxjerre listën përfundimtare te kandidateve qe do te hyjne ne proces votimit.

 

Pas kësaj mblidhet komisioni i dyte i cili zgjedh 12 anëtaret e komisionit te posaçëm te kualifikimit dhe pastaj ai qe zgjedh 7 anëtaret e kolegjit te apelimit.

 

Ne fund duhet te mblidhet serish parlamenti per te votuar anëtaret e organeve te vetingut por ende është e paqarte nëse seance do te mblidhet para datës se zgjedhjeve apo deputetet do te thirren per votim pas 25 qershorit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *