Subscribe

Inspektorati kombëtar për mbrojtjen e territorit ka nisur punën për shembjen e pallatit 12 katësh në lagjen 17 të qytetit të Durrësit. Operacioni vlerësohet tepër i vështirë.

 

FATMIR META

 

DREJTOR I ZBATIMIT TE VENDIMEVE IKMT

 

Deri në kat të 12, ky objekt përbëhet prej 14 muresh beton arme me dy zgara hekuri. Pra kjo bën vështirësinë kryesore të shembjes së objektit.

 

Me qëllim minimizimin e sa më dëmeve  të ndërtesave afër pallatit, autoritete po mendojnë që të bëjnë fillimisht shembje të brendshme për të dobësuar strukturën e objektit.

 

ARDIAN HALILI

 

DREJTUES IMT DURRES 

 

Jemi në fazën finale. Kemi filluar me një eksperiment të prishjes së mureve të brendshme. Ditën e diel do të kryhet një shpërthim i brendshëm për dobësimin e konstruksionit të brendshëm që të krijohet mundësia e rënies sa më lehte e objektit.

 

Pallati pritet të shembet shpërthim të kontrolluar pas 2 javësh. Objekti mori dëmtime të shumta nga tërmeti i 26 nëntorit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *