Subscribe

Shkolla “Jeronim De Rada” pas 54 vitesh i është nënshtruar rikonstruksionit. Për 1100 nxënësit e saj do të shtohen klasa , laboratorë dhe palestër e re.

Erion Veliaj, bashku me Ambasadorin e Katarit në Shqipëri, Ali bin Hamad Al-Marri, inspektuan nisjen e punimeve për rikonstruksionin e shkollës, e cila do te shmangë  përfundimisht mësimin me dy turne.

 

 

Erion Veliaj

Kryetar i bashkisë së Tiranës

 

“Jam jashtëzakonisht i lumtur që bashkë me mikun tim, ambasadorin e Katarit, jemi në fillimin e punimeve për shkollën “Jeronim De Rada”, një shkollë që do duket totalisht e re, jo vetëm sepse do të rikonstruktohet nga e para, por sepse do t’i shtohet një palestër, do t’i shtohen disa klasa për të shmangur përfundimisht mësimin me dy turne. Një bekim i madh, edhe një arritje e madhe për Njësinë 9, por sigurisht për zonën e rrugës “Fortuzi’”.

 

 

Ambasadori i Katarit në Tiranë, Ali bin Hamad Al-Marri, vlerësoi bashkëpunimin e shkëlqyer mes dy vendeve dhe shprehu gatishmërinë e Katarit për të vijuar kontributin konkret.

 

 

Ali bin Hamad Al-Marri

Ambasadori i Katarit në Tiranë

 

“Padyshim që kjo ngjarje është dëshmi e marrëdhënieve të shkëlqyera midis dy vendeve dhe popujve tanë miq, dhe konfirmon edhe njëherë interesimin konkret të Shtetit të Katarit për të mbështetur Shqipërinë dhe popullin shqiptar në të gjitha fushat. Me këtë rast dua ta siguroj Kryetarin e Bashkisë me të cilin ndajmë një miqësi të veçantë, që ne vlerësojmë dhe çmojmë lart çdo bashkëpunim me Bashkinë, dhe se Ambasada dhe unë nuk do të kursejmë asnjë përpjekje për të mbështetur dhe realizuar çdo gjë që i shërben forcimit të mëtejshëm të marrëdhënieve dhe lidhjeve të miqësisë mes dy vendeve dhe dy popujve tanë”.

 

Veliaj theksoi se punimet per 17 shkollat e reja po vazhdon e u kerkon prindërve që për të shmangur mbingarkesën ne klasa ti regjistrojnë fëmijët në institucionet arsimore që kanë më pranë banesës së tyre.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *