E mërkurë, 16 Shtator 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 1 orë më parë
Video · Politikë

Nis puna për ligjet e “drejtësisë”

Djegia e mandateve nga ana e opozitës, i krijoi kryeministrit Edi Rama hapësirën per te ndryshuar ligjet e reformës ne drejtesi te cilat kërkojnë 84 vota per te kaluar ne parlament.

 

Nga nesër parlamenti fillon shqyrtimin e ndryshimeve ne dy prej ligjeve baze te kesaj reforme ne ligjin per statusin e gjyqtareve dhe prokuroreve dhe ligjin per organet e qeverisjes se sistemit te drejtësisë; ndryshime qe ishin detyruese pasi gjykata kushtetuese dy vjet me pare rrezoi pjesërisht keto drafte. Prej 2017 plotësimi i boshllëkut te krijuar nga vendimi i kushtetuese ishte i pamundur pasi opozita kërkoi ndryshime me thelbësore te ligjeve si kusht per te dhene votën e saj e ne mungese te konsensusit mazhoranca me vetem 79 deputetet e saj ishte e pafuqishme per te rregulluar keto ligje.

 

Por djegia e mandateve nga ana e opozitës, krijoi nje perspektive te re, tashme qeveria jo pak here ka arritur te grumbulloje 100 vota ne parlament, e opozita e re ka nje qasje ndryshe ndaj reformës ne drejtësi. Kjo reflektohet tek dy ligjet qe pritet te miratohen te enjten ne parlament te cilat mbajnë firmën e deputeteve socialiste dhe deputeteve te grupit parlamentar demokrat rudina Hajdari e Myslym Murrizi.

 

Ndryshimi me i rendesishem ne keto dy drafte ka te beje me parashikimet per shkeljet disiplinore te magjistratëve dhe anëtareve te Këshillit te Larte te Prokurorisë. Me miratimin e këtyre ndryshimeve mbyllet cikli i rishikimit te ligjeve baze te reformës ne drejtesi. Ne përfundim te ketij procesi reformimi qe nisi ne vitin 2015, partia demokratike ka votuar vetem ligjin per SPAK, te gjitha ligjet e tjera kane kaluar pa konsensusin e saj.

admin
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Më shumë video