E premte, 9 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:10 Në vijim ora 13:10: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Sociale

Nis puna për Kombinat-Vaqarr, rruga në funksion të lagjes së re pas tërmetit

Autoriteti rrugor shqiptar do të nisë brenda këtij muaji punën për rehabilitimin e segmentit Kombinat-Vaqarr.

Bëhet fjalë për një gjatësi prej 1.7 kilometrash.  Synimi është që punimet të kryhen në një kohë sa më të shpejtë, pasi përgjatë këtij aksi është parashikuar të krijohet një nga lagjet e reja ku do të strehohen familjet e mbetura të pastreha nga tërmti i 26 nëntorit.

Reklamë

Kostoja e këtij prjekti arrin në 300 mijë euro dhe këto para janë pjesë e projektit me Bankën Botërore për mirmbajtjen e rrugëve.

Sipas autoritetit rrugor po punohet edhe me bashkinë e Tiranës për urbanizimin e plotë të zonës.

Zona përtej Kombinatit pritet të jetë një nga lagjet e para që do të ndërtohet në funksion të familjeve të mbetura të pastreha nga tërmeti shkatërrimtar.

Më shumë video

Reklamë