Subscribe

Një nga segmentet më problematike, në vend ai Klos-Burrel do ti nënshtrohet një rikonstruksioni të plotë.

 

Segmenti pjesë e rrugës Milot-Peshkopi, do të kushtojë 3.7 milion euro. Ministri i Infrastrukturës Damian Gjinuri i shoqëruar edhe nga ministrja e mbrojtjes Olta Xhaçka tha se me rikonstruksionin e këtij aksi distanca mes Klosit dhe Burrelit do të përgjysmohet dhe e gjithë zona do të ketë përfitime ekonomike.

 

Ministri ka hedhur poshtë edhe akuzat, se qeveria ka lënë jashtë vëmendjes investimet në këtë zonë.

 

Prej disa muajsh në këtë zonë ka nisur ndërtimi i Rrugës së Arbrit, një investim që arrin ë 244 milion euro, si pjesë e skemës së partneritet-publik-privat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *