Subscribe

Pas kërkesave të vazhdueshme për rikonstruksion të ambienteve të Bibliotekës Kombëtare, ka nisur më në fund puna e rindërtimit dhe rikonceptimit të hapësirave të aneksit të saj, ku ruhen rreth 300 mijë tituj.

“PIRO MISHA

DREJTOR I BIBLIOTEKËS KOMBËTARE

Janë libra me vlera shumë të mëdhaja një pjesë e punonjësve kanë punuar aty për ri sistemuar dhe futur në kuti sepse ishin futur nëpër thasë. Fondet do të jenë për muret të vendosura, lexuesi mund ti preki me dorë mund ti lexojë ata aty brenda mund ti ketë në dispozicion. Do krijohet një sallë e veçantë, salla do shërbejë si qëndra studimore dhe kërkimore një pjesë. Besoj se pjesa ndërtimore do të mbarojë brënda këtij viti.”

Ndonëse po plotësohet një nga kërkesat, institucioni ende vuan për një laborator të restaurimit të librave të rrallë, që nuk kanë një kopje të dytë.

Ndërkohë në godinën kryesore të Bibliotekës, ruhen në arka bananesh për shkak të mungesave se hapësirës qindra tituj, ndërsa vetë drejtuesi Misha, shikon si zgjidhje alternative këtë mënyrë.

“PIRO MISHA

DREJTOR I BIBLIOTEKËS KOMBËTARE

Aty njëkohësisht është edhe një hapsirë e sektorit te restaurimit, këtu ka një pasuri me fonde te vjetra për ti ruajtur duhen restauruar me metodat moderne.”

Edhe pse në këto kushte, puna nuk ka ndaluar që për lexuesit të vihen në dispozicion dhjetëra tituj të dixhitalizuar.

“BRUNILDA TAHIRI

PËRGJEGJËSE E SEKTORIT TË BIBLIOGRAFISË

Aktualisht ne bibloteken e digjitalizuar ka 119 tituj te periodikut shqip, 605 tituj librash dhe 200 doreshkrime”

E vetmja zgjidhje për të mos rrezikuar, ngritja e një godine të re që duket një projekt i largët.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *