E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Nis puna në argjinaturën e Vjosës, Xhaçka: Koha për standard të ri

Forcat e Armatosura në bashkëpunim me Bashkinë e Fierit po forcojnë argjinaturën e lumit Vjosa, duke rehabilituar në pak javë 3.5 kilometrat e parë.

 

Puna është inspektuar nga afër dhe nga vetë ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, e cila është shprehur se, projekte të tilla jo vetëm reduktojnë fatura e mëdha në raste emergjencash, por në të njëjtën kohë vendosin një standard të ri në parandalimin e pasojave që mund të sjellë moti i keq.

 

Reklamë

“Zbatimi i këtij projekti, i cili në kushte të tjera do të kishte kushtuar miliona euro, falë profesionalizmit dhe përkushtimit të FA do të kushtojë shumë herë më pak. Ka ardhur koha që nën shembullin e Fierit dhe të këtij projekti të mirë koordinues mes të gjithëve ne, të vendosim një standard të ri në menaxhimin e emergjencave përmes nismave që parandalojnë pasojate motit të keq”.

 

Gjithashtu të pranishëm për inspektimin e këtij projekti kanë qenë edhe 12 prefektët, përfaqësues të bashkive më të prekura nga përmbytjet në të gjithë vendin si dhe drejtues të disa njësive administrative të Fierit, Lushnjes e Vlorës.

 

Ndër të tjera ministrtja e Mbrojtjes bëri me dije se Ministria e Mbrojtjes është në procesin e rishikimit të ligjit për Emergjencat Civile, ligji i cili pritet të përcaktojë detyrimet për secilën strukturë, si dhe dhe penalitetet e nevojshme për strukturat dhe personat që neglizhojnë apo nuk respektojnë detyrimet ligjore.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë