Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
29 July 2026
Vizion fokus

“Isha në jaht me Ivankën dhe Kushnerin kur zbuluan...

Bota në alarm, Irani gati të godiste me raketa...

Trump bëhet viral gjatë funeralit të senatorit amerikan, momenti...

Përshkallëzohen tensionet në Lindjen e Mesme, SHBA dhe Arabia...

Tmerr në Britani/ Nëna dhe partneri i saj abuzojnë...

Trump takon Zelenskyn dhe Netanyahun në Shtëpinë e Bardhë,...

Arrestimi i Ermal Beqirajt, Policia e Shtetit jep detaje

A do të kandidojë për Bashkinë e Tiranës? Gonxhe...

Gjermania vendos trupa në Poloni për të forcuar mbrojtjen...

Blendi Gonxhja zbulon shifrën në Quo Vadis: Ja sa...

Nis protesta/ Këlliçi merr fjalën i pari, akuza kryeministrit: Ke frikë nga vota, miliona euro kanë ikur për afera korruptive

11 Shkurt 13:41

Kandidati i PD për Bashkinë e Tiranës Belind Këlliçi ka marrë i pari fjalën në protestën që është duke u mbajtur në sheshin para Kryeministrisë.

 

Këlliçi akuzoi kryeministrin Edi Rama se kryen takime të fshehta me agjentë të huaj për të lënë vendin pa opozitë.

 

Ai shtoi se miliona euro nga arka e përbashkët e qytetarëve kanë shkuar për afera të ndryshme korruptive.

 

 

Shqipëria është derdhur këtu në këtë shesh!Tirana na ka mbledhur të gjithëve, na ka bashkuar për të kundërshtuar njëzëri të gjitha padrejtësitë që i bëhen vendit tonë nga kjo godinë. Këtu është strumbullari i të gjitha të këqijave, i të gjitha aferave që i kanë marrë arkës sonë të përbashkët miliarda euro. Para që iu morën fermerëve, minatorëve, naftëtarëve, spitaleve, shkollave, kopshteve dhe çerdheve.Para që u vodhën me asfalt elektoral, farsa rindërtimi dhe me inceneratorë imagjinarë.Para që i jepen agjentëve të huaj për ta lënë vendin pa opozitë, që shqiptarët të mos kenë alternativë në zgjedhje, që 14 maji të jetë një e diel e zakonshme dhe jo një ditë shprese për ndryshim. Po përse paguajnë për të eliminuar opozitën, këta që janë të pathyeshëm?Paguajnë sepse kanë frikë nga opozita, nga 14 maji, kanë frikë nga ju, nga vota juaj dhe fuqia që ju jep vota.
Përse zhvillojnë takime sekrete, përse fshihen? Sepse marrëveshjet që bëjnë janë të paligjshme, korruptive dhe antidemokratike dhe janë të vetëdijshëm që këtë rradhë kanë shkelur në kallo.Një pyetje kam: Kush e ka parë kryeministrin? Ku është VIP-i? Po këtë që do varte tek palmat e kryeministrisë, zarin e tij në Bashkinë Tiranë, a e ka parë njeri këto ditë?Ish-zëvendësi i tij është kapur. S’ka ku e luan tani. Nëse drejtësia e ka çarkun e madh, edhe tigri bie në çark.

 

 

Deputeti demokrat nuk kurseu akuzat as ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj, duke thënë se ai ka shkatërruar historinë e qytetit.

 

Edhe sot në 103 vjetorin e Tiranës kryeqytet, zari i Ramës në Bashki po mundohet të na hedhë hi syve sikur promovon kulturën me inskenime koncerte lagjesh, ndërkohë që pak metra më tutje rrënohet Radio Tirana, në një kurs shkatërrimi pa kthim, gati për të ndjekur të gjithë vilat e tjera tradicionale të rrrugës Kont Urani, të cilat ja kanë lënë vendin kullave të betonit, e që e kanë shndërruar atë zonë të Tiranës nga një oaz mimozash, në labirinte betoni.Është kryebashkiaku i vetëm në Europë që publikisht ka fyer të rinjtë që jetojnë në konvikte, pa të cilët Tirana mbetet e shkretë. Të rinj e të reja nga e gjithë Shqipëria vijnë në Tiranë për studime. Prindërit e tyre paguajmë miliona euro qira. I sjellin Tiranës para, vrull, energji. Energji që do duhej t’i kishte vetë një qytet me 1 milionë banorë, por ja që nuk i ka, sepse nuk administrohet. Nëse do të administrohej Tirana nuk do të kishte këtë kaos të përditshëm, këtë stres në trafik, këtë ajër të ndotur që e thithim të gjithë.Ky është qyteti ku ka më shumë policë bashkiakë se pemë, më shumë kondicionerë në një zyrë shteti se ngrohje nëpër kopshte e shkolla . Ky është qyteti ku kryebashkiaku bën aktorin dhe aktori – investitorin strategjik.Këtu shitësit të vogël ambulant i konfiskojnë tezgën ndërsa kriminelit i thonë biznesmen.
Këtu jemi në qytetin ku shëndetësia qenka falas po për një varr paguhet nën dorë.Kjo është Tirana ku premtohen parqe dhe lulishte por nuk të sheh syri një lule të mbjellë.
Keni ardhur në kryeqytetin e vetëm në Europë që në qendrën e vet mbillen shkurre dhe jo lule. Këtu dritat e rrugëve fiken natën dhe ndizen ditën.
A e dini se për të shkuar me urgjencë në spital, këtu mund të shkosh më shpejt me një betoniere se me autoambulancë?Ju që mendoni se në kryeqytet ka siguri më të madhe për jetën, e dini se këtu zjarrfikësja nuk hyn dot brenda lagjeve, sepse oborret bëhen pallate? Se lulishtja bëhet kafene dhe kafeneja mbushet me fëmijë që nuk kanë ku të luajnë? Kam shumë për të thënë, se nuk flas vetëm si Belind.Nëse Tirana nuk ndryshon, Shqipëria nuk ka për të ndryshuar. Një kryeministër në Perëndim i kapur në korrupsion është i korruptuar për të gjithë qytetarët, si për demokratët dhe socialistët.Një kryebashkiak hajdut nuk ka rëndësi është hajdut socialist apo hajdut demokrat, hajduti mbetet hajdut dhe largohet me votë. E kur dhe drejtësia është e kapur, atëherë vota bën drejtësi.Ndaj protesta më e madhe do të jetë më 14 maj.Vota është instumenti më i madh i protestës. Edhe nëse nuk e ka moralin të japë dorëheqjen, kanë shqiptarët detyrën morale ta heqin më 14 maj. Me votë, me votë, me votë!Le ta kthejmë sot Tiranën, në këtë 103 vjetor të saj si kryeqytet, në kryeqytetin europian të protestave.

 

Posted Under:
Kryesoret Politike Vendi
Tagged:
Kellici proteste rama

Nga e njëjta kategori

“Dëgjuam britmat”, 63-vjeçari humbi jetën nga trokoja, fqinjet rrëfejnë momentet e fundit: Ambulanca u vonua

më shumë...

“Isha në jaht me Ivankën dhe Kushnerin kur zbuluan Sazanin”, Rama flet për protestat: Më kanë bërë të reflektoj! Nuk ka ende asnjë projekt

më shumë...

Tragjedi në Tushemisht, humb jetën 63-vjeçari, u dëmtua nga guri fleksibël

më shumë...

Gjyqi në GJKKO për Metën dhe Kryemadhin, ish-deputetja: SPAK ka ndërtuar akuzën mbi interpretime të mesazheve

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

12:07

“Dëgjuam britmat”, 63-vjeçari humbi jetën nga trokoja,...

12:07

“Isha në jaht me Ivankën dhe Kushnerin...

11:22

Bota në alarm, Irani gati të godiste...

11:14

Tragjedi në Tushemisht, humb jetën 63-vjeçari, u...

10:59

Gjyqi në GJKKO për Metën dhe Kryemadhin,...

10:34

Adnan Xholi hap garën për Prokurorin e...

10:04

Konflikti për pronën mes dy familjeve në...

9:57

Trump bëhet viral gjatë funeralit të senatorit...

9:43

Përshkallëzohen tensionet në Lindjen e Mesme, SHBA...

9:41

Tmerr në Britani/ Nëna dhe partneri i...

8:48

Tërmeti me magnitudë 4 “zgjon” banorët e...

8:42

Trump takon Zelenskyn dhe Netanyahun në Shtëpinë...

8:31

“Kujdes me premtimet që bëni”, parashikimi i...

8:16

Temperatura të larta, parashikimi i motit për...

11:55

Arrestimi i Ermal Beqirajt, Policia e Shtetit...

11:18

A do të kandidojë për Bashkinë e...

11:03

Tragjike! Vinçi bie gjatë montimit në një...

10:42

Gjermania vendos trupa në Poloni për të...

10:27

Aksident tragjik në Fushë-Krujë, humb jetën shoferi,...

10:26

Blendi Gonxhja zbulon shifrën në Quo Vadis:...

Më të klikuarat

  • E trishtë! Ndahet nga jeta në moshën 54-vjeçare Artan Pogoni
  • “Një person zbriti nga makina, pastaj kërciti armaR...
  • Tërmeti me magnitudë 4 “zgjon” banorët e Elbasan...
  • Tmerr në Britani/ Nëna dhe partneri i saj abuzojnë s*ksualis...
  • I shpallur në kërkim, arrestohet në Francë Ermal Beqiraj! Pr...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.