E premte, 25 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:10 Në vijim ora 13:10: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Sociale

Nis protesta e pedagogëve te ‘Politekniku’, të pranishëm edhe studentë (Pamje)

Ka nisur siç ishte paralajmëruar, protesta e pedagogëve përpara Universitetit Politeknik.

 

Të pranishëm janë, kreu i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve, Sandër Kovaçi dhe pedagogë nga i gjithë vendi.

 

Reklamë

Edhe pse në numër të ulët, të pranishëm në protestë ka edhe stundent.

 

Pedagoget e nisën me bojkot vitin e ri akademik pasi i kanë drejtuar qeverisë 9 kërkesa, ku spikat më së shumti, rritja e pagave me 50% dhe mbështetja financiare për kërkimin shkencor.

 

Deri më tani protesta nuk ka qënë e unifikuar pasi në disa fakultete është bojkotuar mësimi dhe në disa të tjera jo.

 

Kjo vlen jo vetëm për Universitetet publike në Tiranë por edhe në rrethe.

 

Mirëpo pavarësisht kërcënimeve nga trupa akademike, kryeministri Rama është shorehur i prerë duke thënë se përveç rritjes prej 7%, qeveria nuk ka ndërmend të bëjë më asnjë hap tjetër përpara në këtë drejtim.

Më shumë video

Reklamë