Subscribe

Rreth 30 mijë banorë do të përfitojnë nga investimet ne ujësjellës-kanalizime që po kryhen ne zonë turistike të Lalzit dhe fshatrave përreth. Bëhet fjalë për dy projekte me vlerë 13 milion euro, konkretisht ne ndërtimin e kolektorit të ujërave të zeza si dhe ne impiantin e përpunimit të ujërave.

 

“Me përfundimin e këtij impianti i cili do të vihet në funksionim në vitin 2019, e gjithë kjo zonë nuk do të ketë më probleme me trajtimin e ujërave te zeza. Do kemi një zgjidhje me një teknologji të fundit, projekti i bërë është ndër me bashkëkohorët. Realisht i jep një zgjidhje përfundimtare gjithë kësaj zone dhe i shërben gati 30 mijë banorëve të cilët do të lidhen me këtë rrjet. Vepra po shkon shumë mirë, unë pata një bisedë edhe me kontraktorët, gjithçka po shkon sipas planit”.

 

Ministri Damian Gjiknuri u ndal edhe tek reforma në sektorin e ujit të pijshëm dhe tek performanca e drejtorive të ujësjellës- kanalizimeve.

 

“Qeveria shqiptare, në vazhdën edhe të aksionit që ka nisur për një miradministrim të sistemit të ujit që është i lidhur me kanalizimet, pikërisht këtë ka qëllim, rritjen e performancës ekonomike. Rritja e arkëtimeve, shëndoshja financiare e gjithë sektorit, në mënyrë që të kemi investime aq të nevojshme duke filluar nga zona që kanë potencial më të madh ekonomik siç janë zonat me përparësi turizmi”.

 

Rikthimi i ligjshmërisë ne sektorin e ujit është aksioni i radhës i qeverisë me qëllim rritjen e të ardhurave dhe investimin ne rrjet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *