Ministria e shëndetësisë nis dezinsektimin e  zonave turistike dhe urbane. Procesi ka nisur nga Divjaka, ku me herët përfundoi monitorimi për praninë e vatrave te  mushkonjave.

 

Specialistet thonë se ky proces ka një rëndësi te veçante pasi mushkonjat janë insekte qe transmetojnë sëmundjet infektive. Dezinsektimi qe ne fazën e pare te larvave do te ule mundësinë e tyre për tu zhvilluar dhe do te garantoje një sezon turistik pa mushkonja.

 

Pas Divjakës  procesi do te vijoje ne Butrint, ne zonat bregdetare deri ne Velipojë si dhe ne zona urbane.  Ky është viti i peste qe behet dezinsektimi i vendit nga mushkonjat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *