Ka nisur procedimi në gjendje të lirë për tre 17-vjeçarë, të cilët kanë vjedhur disa produkte në një qendër tregtare.

Ndërkohë, ka rënë në pranga një 29-vjeçar dhe janë sekuestruar produktet e vjedhura.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e vjedhjes, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Shopping”, si rezultat i të cilit u vu në pranga shtetasi E. H., 29 vjeç, dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për 3 shtetas të moshës 17 vjeç, të gjithë banues në Tiranë.

Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur produkte të ndryshme, në një qendër tregtare.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan produktet e vjedhura.

Po punohet për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga këta shtetas”, njofton policia. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *