Subscribe

Ne këto ambiente maturantet po marrin nje nga vendimet me te rëndësime per te ardhmen e tyre.  Përcaktimi i dy lendeve me zgjedhje, përveçse detyrim per te mbyllur shkollën e mesme,  do t’i orientoje drejt universiteteve qe synojnë.

 

Maturantet e Tiranës janë ne fund te afatit per plotësimin e formularit A1. Pas nje sere konsultimesh me prindërit, mësuesit dhe përllogaritjesh te bëra me  degët qe i favorizojnë, maturantet këtë vit duken me te qarte ne atë qe synojnë.

 

Por ka dhe nga ata nxënës qe ky formular është thjesht përmbyllës i shkollës se mesme, pasi studimet e larta i synojnë jashtë vendit.

 

Mbikëqyrës te këtij procesi thonë se këtë vit te rinjtë janë me te informuar edhe per shkak se universitetet kane nxjerre me herët kriteret.

 

Ne datën 28 mbyllet afati i aplikimeve per maturante e Tiranës dhe procesi vijon me rrethet e tjera deri ne datën 5 prill.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *